Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nuoro në Itali.
Sipas medias nga kjo ngjarje kanë vdekur tre persona dhe katër janë plagosur. E gjitha ndodhi gjatë një debati në një familje, ku burri pasi vrau gruan dhe vajzën me armë zjarri, ka plagosur edhe dy fëmijët e vegjël dhe fqinjin e tij. Më pas ai ka shkuar në shtëpinë e nënës së tij të moshuar, ku e plagosi atë në kokë dhe u vetëvra.
Ndërsa të plagosurit u dërguan menjëherë me ambulancë në spitalin San Francesco në Nuoro, dhe njëri nga ato është në gjendje kritike për jetën.
Ndërsa policët e Komandës Provinciale të Karabinierëve dhe Shtabit të Policisë Nuoro po rindërtojnë dinamikën e asaj që ndodhi. Gjithashtu dy rrugët ku ndodhi masakra u rrethuan nga policia.