-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmontohet grupi i Kreshnik Farrukut, zbrazen 21 banesa

Kryesoret

Prokuroria e Breshias në Itali kërkoi ndihmën e SPAK për arrestimin e Kreshnik Farrukut allias Budlla dhe 11 anëtarëve të tjerë të grupit të tij kriminal.

Gjatë aksionit të organizuar mëngjesin e së Mërkurës u arrestuan vetëm dy persona Arjanit Maloku dhe Jurgen Kacurri. 10 të tjerët iu shpëtuan prangave.

Ditën e djeshme u kontrolluan 21 ambiente dhe banesa, me të cilave dhe vila luksoze e Kreshnik Farrukut në Armath të Manzës. Në këtë banesë u gjet 1 celular dhe një shumë parash.

Sipas SPAK, grupi i Farrukut rezulton i përfshirë edhe në pastrim parash nëpërmjet disa kompanive italiano-kineze të cilat lëshonin faktura fiktive. Nga ky proces i paligjshëm janë pastruar 375 milion euro.

Kujtojmë se dje në mediat italiane shkruhej se janë lëshuar 61 urdhër-arreste, pas finalizimit të një operacioni që shtrihet në Shqipëri, Itali, Zvicër dhe Poloni./ Klan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit