Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë.
Dy ditë më parë Arjanit (Agim) Malokun dhe Jurgen kaçurrin u arrestuan në kuadër të një operacioni që u shtri në disa shtete për të ekzukutuar 61 urdhër-arrestet e lëshuara nga gjykata e Breshias në Itali. Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike kokainë nga Amerika Latine në tregun evropian.
Pasditen e sotme gjykata e Durrësit i hapi ditën jeshile ekstradimit të Kaçuurit, si dhe shpalli moskompetencën për shqyrtimin e çështjes së ekstradimit për Malokun pasi ai është rezident në Fushë Krujë duke ia kaluar rastin gjykatës së Tiranës.