Lideri i opozitës Sali Berisha në tubimin poshtë banesës së tij tha se opozita sot është më e fuqishme dhe më e vendosur se kurrë për ti dhënë një përgjigjen që meriton Edi Rama.
Berisha u shpreh se Rama e dinte që ora e betejës vendimtare po afronte dhe se opozita kshte vendosur që të ngrihej në një betejë vendimtare, në një betejë pa kthim.
“Pikërisht në këtë moment ai zgjodhi dënimin me burg të Ervin Salianjit, sepse provoi lidhjet e shtetit me drogën, lidhjet e Edi Ramës dhe të Fatmir Xhafës, Olsi Ramës me Gerondin që drejtonte traafiqet dhe lojërat e fatit nga Vlora, dhe që mbanin për Olsin dhe Gerondin vëllezërit kriminelë në pushtet 8 muaj pa votuar ligjin për lojërat e fatit.”, deklaroi lideri i opozitës.