Një 39-vjeçar nga fshati Luar në Roskovec ka përfunduar në pranga për dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ngjarja ndodhi këtë të premte dhe u raportua nga Policia e Fierit.
Sipas njoftimit të policisë, Stacioni i Policisë Roskovec arrestoi K.A., pas denoncimit për dhunën e ushtruar.
Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë për veprime të mëtejshme. Policia vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.