Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e OKB, në New York. Rama në fjalën e tij tha se Kosova është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me një perspektivë të qartë europiane dhe një aleancë e padiskutueshme e komunitetit të madh të vendeve.
“Çdo paralele e hequr artificialisht mes Kosovës dhe zonave të pushtuar të Ukrainës kanë për synim të shpërqëndrojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe të gjithë opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk do ja arrijnë të zbehin të vërtetën që Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirante e komunitetit euro-atlantik dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush me justifikime të rreme duke e nisur nga grupi i 5 vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin vendin e Kosovës në çdo organizatë dhe forum ndërkombëtar.”, u shpreh Rama.
Më pas ai ka folur për ‘Paktin për të Ardhmen’, ku thotë se ka bërë edhe në të shkuarën pakte të tilla.
“Disa ditë më parë u zotuam kundrejt “Paktit për të Ardhmen”. Kemi ndërmarrë të tilla angazhime në të shkuarën, jo gjithmonë i kemi mbajtur. Kemi paguar çmimin. Ky është një tjetër shans që e marrim për të bërë ndryshimin për një paqe. Shqipëria i bashkohet këtij diskutimi. Ne kishim qëllim të përfaqësonim atë komunitet që qëndron së bashku. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë dhe besim.”, tha Rama.
Në fund ai tha se “Toleranca që myslimanët dhe të krishterët shprehën kundrejt hebrenjve duke e bërë Shqipërinë të vetmen që e mbylli luftën me më shumë hebrenj nga se kishte kur lufta nisi, kërkon frymën e vet partizane. Sfidojmë veten duke reflektuar mbi njëanshmërinë që u veshim të tjerëve dhe duke vërë përherë në pikëpyetje standardet tona morale. Ju dhamë strehë disa mijëra refugjatëve iraninanë, jetët e së cilëve sulmoheshin. Paguam një çmim të madh për mikëpritjen e tyre. Regjimi u angazhua në një sulm kundër Shqipërisë, ishin mjaft brutalë, por dështuan mjerisht.”