Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u shpreh se Edi Rama ka festuar mbrëmë dhe vëllazëria Rama dhe Xhafa, këta kriminelë ishin në ekstazë.
Berisha u shpreh se “O sot, o kurrë, në këtë betejë kundër vëllazërive të krimit Rama-Xhafa, kundër vëllazërive të drogës, Rama-Xhafa, drejtësisë së tyre, kundër kryepadrinos, armikut të egër të shqiptarëve, Aleksis Soros, Xhoroxh Soros. Të shpallim Sorosin, non grata, non grata, non grata.Aleksis Soros mbron këtu krimet, mbron drogën, mbron vjedhjen e shqiptarëve.”, deklaroi lideri i opozitës.
Ai nënvizoi që të ngrihemi në betejë pa kthim.
“6 tetori po vjen. 6 tetori është dita e vegjëlisë kundër tiranisë.
Është dita e qytetarëve kundër hajdutëve.
Është dita e demokratëve kundër geronëve.
Është dita në të cilën ne, nisim betejën pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira.
Është dita që nisim marshin drejt fitores.
Është dita që ecim drejt shpresës, të ardhmes dhe historisë.”, tha Berisha.