Ditën e sotme në kategorinë e parë luajtën pesë ndeshjete e javës së gjashtë.
Besa triumfoi me rezultatin 2 e 1 ndaj Apolonisë. Kavajasit rikthehen të fitorja, pas barazimit në javën e kaluar.
Burreli surprizoi Lushnjën, duke e mposhtur minimalisht. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Vora ndaj Pogradecit.
Kukësi mori tre pikë të rëndësishme, pasi mposhti 1-0 Korabin në shtëpi, falë një goli të shënuar nga Hilaj në minutën e 6-të.
Ndërsa flamurtari mori fitoren e pestë radhazi, pasi triumfoi 2-0 ndaj Valbonës dhe renditet në vendin e dytë me 15 pikë, po aq sa Vora e vendit të tretë dhe një pikë më pak se Besa kryesuese.