Nënkryetari i partisë Demokratike Agron Gjekamarkaj i ftuar në një emision foli rreth dënimit të deputetit Ervin Salianjit. Gjekmarkaj tha se është i tronditur nga vendimi, pasi kalon çdo imagjinatë të hakmarrjes dhe poshtërsisë.
Ai u shpreh se kjo është një këmbanë alarmi dhe nuk ka përgjigje racionale se pse është dënuar Salianji.
“Të dënosh tjetrin për një denoncim të servirur nga gazetarët, duke e quajtur “kallëzim të rremë”, është që ta kërcënosh tjetrin, çdo njeri që nuk është dakord me qeverinë. Kjo çështje duhet të trondisë shoqërinë, ajo që po çon në zhbërjen e opozitës. Edhe shumë socialistë e kanë kundërshtuar dënimin e Ervin Salianjit. Ai është krenar sot, pasi nuk po dënohet për korrupsion, as për inceneratorët e as për bisesa në Sky Ecc.”, u shpreh Gjekmarkaj.
Ai tregoi edhe se çfarë i ka thënë Salinji në momentet e fundit para se të vetëdorëzohej në Polici.
Gjekmarkaj tha se Salinji kishte vetëm një shqetësim, familjen e tij që po vuan në mënyrë të pamerituar. Për pjesën tjetër ishte krenar që i ka shkuar deri në fund kësaj kauze”.