Policia u ka ardhur në ndihmë tetë turistëve nga Holanda pasi kanë humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës.
Policia e Pukës mori njoftimin që njëri nga tursitët ishte pickuar nga një gjarpër. Pas pesë orësh kërkimi turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan nga punonjësit e policisë në destinacionin ku ishin akomoduar.
Ndërsa grupi i Forcave Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër së bashku me një ekip mjekësor shkuan në ndihmë turistit të lënduar nga pickimi i gjarprit, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në fund turistët falënderuan punonjësit e Policisë dhe ekipin e MZSH Pukë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.