-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Enver Bytyçi: Qëllimi, synimi dhe motivi pse Ilir Meta dërgohet në sallën e gjyqit në kafaz të qelqtë!

Kryesoret

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, për një mandat edhe kryetar i Parlamentit, por gjithashtu kryeministër, Ilir Meta, u paraqit sot për herë të parë në gjyq, si i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim të detyrave që ka kryer. Për çudinë e gjithkujt, ai u soll në sallë në një kafaz qelqtë. Ngjit me kafazin ishin policët, të cilët dikur kishin marrë prej tij urdhëra. Më tej trupi gjykues, prokurorët, avokatët, dhe disa njerëz të interesuar për ta përcjellë seancën gjyqësore.

Në gjithë këtë mozaik të arredimit gjyqësor nuk binte në sy as gjykatësi, as prokurori, as avokati. Kafazi me Ilir Metën brenda tij eklipsonte gjithçka. E eklipsonte edhe mendjen më rë djallëzuar të globit. Pse duhej që ish kreu i shtetit të shfaqej në sallën e gjyqit në një kafaz të qelqtë? Askush nuk e jep dot këtë përgjigje. Nuk e japin as prokurorët, as gjykatësit, të cilët janë përgjegjësit kryesorë për këtë dhunim të egër të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor. Kafazi si fillim u shpik për të mbyllur brenda tij kafshët e egra. Ato zbuteshin aty, por edhe bëheshin të parrezikshme për njerëzit. Më pas njerëzit normalë panë se kërcënoheshin nga disa njerëz të çmendur. Dhe përdorën kafazin për t’i izoluar ata. Sot kemi arritur në pikën kur njerëzit e çmendur të veshur me pushtet e përdorin kafazin për të izoluar njerëzit normalë. Rasti i Ilir Metës është tipik.

Sërishmi bëj pyetjen: – Pse duhej që numri një i shtetit shqiptar të dërgohej në gjykatë në kafaz? Në praktikën gjyqësore kemi parë që në ndonjë rast të veçantë kafazi mban brenda tij vetëm të akuzuar për terrorizëm. Madje jo ata që dyshohen për të tillë. Ata që kanë kryer një vepër terroriste të dallueshme e në flgrancë. Ilir Meta nuk i përket kësaj kategorie. E shumta ai akuzohet për korrupsion pasiv. Prokuroria ka shtuar edhe ndonjë akuzë tjetër, por që e ka shumë të vështirë ta provojë. Kam përshtypjen se nuk do të mundë ta provojë as akuzën për korrupsion pasiv të zotit Meta. Por kjo është çeshtje që i takon gjykatës.

Prapë më duhet të bëj pyetjen e thjeshtë: – Pse duhej që presidenti i Republikës të shfaqej në sallën e gjyqit në kafaz të qelqtë? Ai nuk është shpend. Nuk ka krahë të fluturojë e t’i ikë përgjegjësisë dhe gjykimit të drejtësisë. Pse atëherë, kur e dimë se Ilir Meta nuk është nga ata që arratiset, ose përdor dhunë kundër policëve që e rrethojnë?! Lodheni trurin ju lutem e ma thoni qoftë dhe një mini-arsye pse ish-presidenti, ish- kryeministri dhe ish-kryetari i Parlamentit të Shqipërisë duhej vendosur në kafaz? Ne kemi ndjekur gjyqe pa fund në kohën e diktaturës. Nuk qenë futur në kafaz ata që u dënuan “si armiq të partisë e të popullit” nga diktatura. U gjykuan me urdhër, u dnuan me vendim të byrosë politike, pra të diktatorit Hoxha, por nuk dimë që të jenë kyçur në kafaz. Ky i sotmi nuk jep vetëm urdhëra për arreste dhe dënime, por edhe për menyrën se si ata do të duhej të trajtoheshin në sallat e gjyqit.

Pse-ja e kësaj shfaqjeje shpjegohet me natyrën arrogante të atij që kujton se ka në dorë fatin e Shqipërisë e të shqiptarëve. Ai na thoshte ne në vitin 2014 se “nëse nuk më bindeni, ju çoj në burg për 3000 lekë energji të papaguar”! Ai asokohe kënaqej kur ndonjë i burgosuri i tij vetëvritej në qeli, sepse me këtë akt vetëvrasjeje kërcënonte të gjithë shqiptarët. Ky person në krye të ekzekutivit shqiptar urdhëroi arrerstin për kreun e opozitës, edhe pse në të 80-dhjetat e tij. Ky person me doza të qarta çmendurie urdhëroi që ish-kreu i shtetit shqiptar të arrestohej publikisht, duke e tërhequr zvarrë në rrugët e Tiranës. Po ky dha urdhër që Ilir Meta të vendosej në kafaz sa herë ai të paraqitej para trupit gjykues.

Dhe me këtë akt padishahu i çmendur shpreh për të disatën herë qëllimin e synimin e tij të hiqet si “më i forti i këtij vendi”. Duke besuar se shqiptarët votojnë më të fortin dhe jo më të diturin dhe më atdhetarin. “Ja! E shihni, thotë ai! Kur unë e fus në kafaz të qelqtë Ilir Metën, çfarë më ndalon mua të ndërtoj mijëra kafazë të tjerë për ju që nuk jeni askushi”?! Ky është mesazhi. Dhe ky mesazh është qëllimi i tij. Ndërsa mootivi dihet: – Të garantojë me dhunë një pushtet të pakufizuar në kohë, në hapësirën shqiptare dhe në ushtrimin e dhunës kundër atyre që guxojnë dhe e kundërshtojnë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit