Mblidhet Këshili Kombëtar i Partisë Demokratike dhe fjalën e nisi kreu i partisë Sali Berisha.
Berisha u shpreh se kjo mbledhje urgjente është për fatin e demokracisë dhe pas 2 ditësh Shqipëria nuk është më e njëjta.
“Mbas 34 vitesh në Shqipëri është rikthyer e plote hija e zezë e narkodiktaturës, diktaturës që ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies, diktaturës së bazuar në aleancës e pushtetit me krimin dogën dhe vjedhjen. Çdo shqiptar, njerëzisht mendoj se duhet të dëgjoj këtë mesazh për të kuptuar rrezikun e madh që i kanoset direkt fatit të tij dhe të njerëzve të tij më të dashur.”, thotë Berisha.