-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burgosja e Salianjit/ Spahiu: Pse Rama se bëri për Berishën dhe Metën?

Kryesoret

Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo, juristi Kreshnik Spahiu tha se në aspektin politik nuk ka rrjedhje votash opozita se dënohet Salianji. Spahiu u shpreh se sipas tij problemi është mënyra dhe argumentet që jep opozita janë jo bindëse.

“Unë futem tek ata që mendoj se gjykata është ndikuar politikisht për dënimin e Salianjit. Të jemi naivë të themi që ish-ministri s’ka pas ndikim se ju djeg karriera, të jemi të sinqertë këtu. Kam një pyetje, përgjigja e së cilës vlen 1 mln. A është Saliu kundërshtar më i rrezikshëm i qeverisë sotme që ta bëjë shembull të parin për ta çuar në burg. Se opozitari i parë që shkon në burg është Salianji, kam të vështirë të besoj faktin që Rama dhe qeveria ta konsideronin Ervinin njeriun më të rrezikshëm dhe ta çojë në burg, pse nuk çojnë Metën që ka 5 dosje, pse nuk çojnë liderë të tjerë të PD, po çojnë Salianjin.”, u shpreh Spahiu.

Më tej ai thotë se “Nëse pranojmë faktin që Rama ka urdhëruar për të çuar Salinajin në burg, Rama nuk urdhëron të çojë dy të tjerët. O është kundërshtar dhe e çon në burg, se pesha politike e Metës dhe Berishës është më e madhe se e Salinajit, pret se këta janë liderët e opozitës, pse duhet të çojë një njeri që nuk është lideri dhe nuk çon ata që kanë 10 vite që hetohen”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit