Deputetët demokratë kanë ndezur zjarrin karrigeve jashtë parlamentit.
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi u shpreh se po djegim karriget e tyre dhe sa nuk ndodhet aty për ato karrige.
Bardhi tha se të gjithë demokratët ndodhen aty për të mbrojtur interesin publik.
“Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne jemi këtu për të thënë se jemi për interes publik. Jo, ne nuk kemi djegur mandatet. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë në çdo moment.”, u shpreh Bardhi.