Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, nuk ka ofruar një përgjigje të qartë në lidhje me propozimin e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni të së Vërtetës për hetimin e lidhjeve të politikës me krimin.
Ai theksoi se do ta shqyrtojnë kërkesën nëse ajo është brenda kuadrit ligjor dhe rregulloreve të Kuvendit.
“Do e shqyrtojmë kërkesën, nëse është brenda kuadrit ligjor dhe rregulloreve të Kuvendit. Por nuk kemi pse të paragjykojmë pa e parë më parë kërkesën”, tha Peleshi.
Peleshi gjithashtu komentoi kërkesën drejtuar Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës.
“Nuk besoj se ka lidhje me integritetin, nuk është herezi nuk është mëkat, që edhe mund të ketë interpretime të ndryshme. Ne duhet të kemi parasysh që institucione të tilla si Komisioni i Venecias na ndihmojnë, qoftë ne si Kuvend, ashtu edhe Gjykatën Kushtetuese. Nuk e shikoj si qëndrim integriteti”, tha Peleshi