Lideri i opozitës Sali Berisha në tbimin ndaj mbështetësve të tij tha se dita ndërkombëtare e të moshuarve po i gjen pensionistët më të varfër, më të mjerë dhe më të përçmuarit në Ballkan, europë dhe më gjerë.
“Në këtë ditë zotohem para jush se PD në një akt ndër më të parët në pushtetin e saj, do vendosë minimumin jetik 220 euro dhe se në Shqipëri çdo pension më minimali do të jetë të paktën 30 përqind mbi minimumin jetik. Garantoj pensionistet dhe pensionistët, por edhe mbarë shqiptarët se një vendim i parë pas zgjedhjeve do jetë heqja e TVSH për të gjitha ushqimet”, tha Berisha.
Ai u shpreh se për të mbajtur këtë betim duhet që të gjithë të jemi në betejë, në mosbindje civile deri në fitore për zgjedhjet e lira.