Daniel Haggari, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se nuk kishte më “asnjë kërcënim të mëtejshëm ajror nga Irani”, duke treguar se vala e parë e sulmit kishte përfunduar. Shumë nga raketat u rrëzuan nga mbrojtja ajrore izraelite, ndërsa disa u ulën në Izraelin qendror dhe jugor.
Ai tha se nuk kishte raporte për viktima, por se ushtria izraelite ishte ende duke vlerësuar situatën. “Ky sulm do të ketë pasoja. Ne kemi plane dhe do të veprojmë në kohën dhe vendin që do të vendosim”, tha Hagari. Banorët janë njoftuar pak më parë se mund të largohen nga strehimore.