Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se do të ndihmojnë Izraelin që të mbrohet nga sulmet iraniane, si dhe të mbrojë personelin amerikan në rajon.
Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë pas fillimit të sulmit iranian ndaj Izraelit.
“Ata rishikuan gjendjen e përgatitjeve të SHBA për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër këtyre sulmeve dhe për të mbrojtur personelin amerikan në rajon”. thuhet në deklaratë.
Më herët Pentagoni tha se SHBA-të po dërgojnë mijëra trupa në Lindjen e Mesme, me qëllim, për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur Izraelin.
Skuadriljet e avionëve luftarakë dhe personeli i tyre do të përforcojnë praninë e tyre në rajon, tha një zëdhënës i Pentagonit.