Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka komentuar kaosin dhe tensionin që u krijua në Parlament disa ditë më parë. Lapaj u shpreh se ta bëjë sikur zihen por në fund bëhen bashkë për interesa.
“U bënë bashkë dhe amnistuan të korruptuarit, që ishin dënuar nga SPAK. U bënë bashkë për Kodin Zgjedhor, që ta mbajnë peng. U bënë bashkë për rritjen e rrogave, nga 1.5 milionë lekë të vjetra i çuan 3 milionë”.
Më tej ai nënvizoi se Ervin Salianji është tradhtuar edhe nga Partia Demokratike, pasi ata nëse ziheshin për të do të bëhej para se të merrej vendimi dhe jo tani.
“Po të ziheshin për Salianjin, do ziheshin përpara se të jepej vendimi. Salianji është i tradhtuar nga kjo betejë nga PD. Atë e tradhtoi gjithë partia e vet. Kur ai bënte betejën, ata ziheshin se kush merrte ndonjë pozicion. Më vjen keq për Ervin Salianjin, se e njoh, është djalë luftarak”, u shpreh Lapaj.