Kapacitetet mbrojtese te Izraelit jane marramendese, kjo dihej dhe po deshmohet çdo dite. Megjithate, kjo nuk mjafton qe te evitohet nje lufte rajonale pasojat e se ciles do ishin tragjike per miliona njerez dhe per ekonomine boterore.
Duhet koordinim nderkombetar dhe vleresim i sakte i kercenimit qe vjen nga Irani si aleat i Rusise ne keto momente teper te paqarta qe po kalojme.
Ne kete kontekst, roli amerikan eshte i domosdoshem ne bote. Pa prani amerikane (politike e ushtarake) jasht Amerikes, aleatet jane ne rrezik te perhershem. Siguria dhe ekzistenca e Izraelit varet nga mbeshtetja amerikane fiks sikur siguria dhe ekzistenca e shume vendeve eveopiane.
Çrregullimi i rendit boteror « amerikan » ka filluar me mandatin e pare Obama dhe ka vazhduar me Trump e Biden te cilet e vazhduan logjiken e « rikthimit ne shtepi ». Por, Amerika nuk e ka luksin te kthehet ne shtepi veç nese pranon te heq dore nga roli i rojes global te rendit. Kjo do ishte tragjike sepse bota nuk mund te jete ne paqe me rend multipolar dhe me fuqi rajonale jashte çdo kontrolli.
Trimerimi i Rusise, i Serbise, i Iranit, i Korese veriore, i Kines etj… jane sinjale te qarta te zbehjes se rolit amerikan ne bote. Nese Amerika nuk e rimerr poziten qe i takon, Izraelit i rrezikohet ekzistenca brenda 10-15 viteve.