Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka marrë pjesë në diplomimin e gjeneratës së 16-të të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta thotë se ka theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së arritjeve në fushën e arsimit dhe gjuhës shqipe sipas Marrëveshjes historike të Ohrit.
“Shqiptarët do të vazhdojnë të jenë garantë të rrugës europiane dhe euroatlantike së Maqedonisë të Veriut”, shkruan Meta.