-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk mbështet hakmarrjen, reagon Biden: Përgjigja izraelite të jetë proporcionale

Kryesoret

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se nuk do të mbështesë një sulm izraelit në vendet ku ndodhet programi bërthamor i Teheranit.

Komentet e Biden erdhën pasi ai dhe liderët e tjerë të Grupit G-7 biseduan me telefon të mërkurën për të diskutuar koordinimin e sanksioneve të reja kundër Iranit.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se udhëheqësit e G7 “dënuan pa mëdyshje sulmin e Iranit kundër Izraelit” dhe Biden përsëriti “solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe popullin e tij”.

Gjatë gjithë kohës, administrata ka sinjalizuar se po kërkon që Izraeli të tregojë përmbajtje në mënyrën se si i përgjigjet sulmit raketor të së martës, për të cilin Biden tha se ishte “i paefektshëm dhe i mundur”. Joe Biden deklaroi se “përgjigja izraelite duhet të jetë proporcionale”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit