Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka reaguar pasi Sekretariati i Etikës e ka përjashtuar me 40 ditë nga Parlaamenti, pas kaosit që ndodhi disa ditë më parë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale facebook, Çupi shprehet se dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë.
Ajo thotë që pengimi i tyre pa ligj në ushtrimin e misionit të tyre është krim, që nuk mund të mbetet pa ndëshkuar.
“Rregullorja e Kuvendit parashikon se masa disiplinore “perjashtim nga pjesemarrja ne komisione dhe/ose ne seance plenare DERI ne 60 dite” jepet VETËM ne rastet: kur deputeti perdor lende apo mjete piroteknike, tymuese, bojera dhe materiale apo mjete te tjera te ngjashme brenda salles se zhvillimit te punimeve te Kuvendit/mbledhjes se komisionit /brenda mjediseve te Kuvendit. Pra përjashtimi i deputetëve për 40-60 ditë mund të ndodhë vetëm në këto rrethana. Veprimet e 24 deputetëve janë publike dhe askush prej tyre nuk është në këto rrethana.”, shkruan deputetja Çupi.