Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka bërë një vizitë të papritur në Presidencë për të takuar presidentin Bajram Begaj.
Bisedimet erdhën pas kaosit në Kuvend, ku opozita vazhdoi aksionin e saj, duke shkaktuar përplasje me Gardën e Republikës. Në seancën e sotme, opozita protestoi duke djegur manekinë me fytyrat e figurave të njohura të PS-së.