-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi në PD/ Noka dhe Bardhi japin porositë për protestën e 7 tetorit

Kryesoret

Pasditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim për organizimin e protestës me 7 tetor në orën 18:00.

Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Drejtuesit Politik dhe Kryetarët e Degëve të PD.

Në mbledhje kanë diskutuar për strategjinë e protestës, format e organizimit të saj, si dhe angazhimi i degëve të partisë për pjesëmarrje masive në datën 7 Tetor.

Gjithashtu kryetarët e degëve kanë raportuar se strukturat e partisë kanë kërkuar që në protestë të mos ketë fjalime, por ajo të jetë e organizuar si fillesa e mosbindjes civile.

“Asgjësimi i zgjedhjeve të lira, burgosja politike e liderit të opozitës Sali Berisha, kërkesa për Qeveri Teknike, varfëria dhe papunësia, janë motive të mjaftueshme që qytetarët të derdhen lum atë ditë në protestë”, ka shprehur Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit