-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albin Kurti: Raportet me Edi Ramën janë të shkëlqyera, por çdo mosmarrëveshje bëhet lajm

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar marrëdhëniet e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke theksuar se mes dy qeverive ekzistojnë raporte të shkëlqyera, sidomos në aspektin e projekteve zhvillimore dhe bashkëpunimit energjetik.

Ai theksoi se, megjithëse ka dallime, veçanërisht rreth konceptit të “Ballkanit të Hapur”, këto dallime shpesh janë të eksploatuara në mënyrë të padrejtë.

Kurti shpjegoi se pikat e pajtimit mes dy liderëve nuk bëhen kurrë lajm, ndërsa çdo mosmarrëveshje merr vëmendje të madhe.

“Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë, por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme midis dy qeverive. E kemi bërë tregun e përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive me 58 matrrëveshje të reja dhe gjithashtu po bëjmë bashkëfinancime në kulturë, në ekonomi e kështu me radhë, me ç’rast Kosova ka edhe dy zyra të veçanta doganore në Porto Romano dhe në Durrës.

Do ta bëjmë edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës. Në kuptimin e projekteve zhvillimore të planeve të punës, të vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime, por duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm. Aty nga njëherë kur kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme”, tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit