-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bedri Islami: Pushteti nuk gjendet në rrugë

Kryesoret

Një deputet i opozitës që djeg karriget e parlamentit nuk është lajm. Lajm do të ishte nëse nuk do i kishte djegur.

Një opozitë që proteston për një koleg të saj , i burgosur për shpifje, si çdo krim ordiner, nuk përbën lajm. Lajm do të ishte nëse nuk do të kishte protestuar, nëse nuk do të kishte djegur, nëse nuk do të kishte hedhur copa karrikesh në drejtim të kryetares së parlamentit.

Një deputet i opozitës që është gati të zihet me grushte, nuk përbën lajm. Lajm do të ishte nëse ai do të jetë i qytetëruar si mjaft prej kolegëve të tij.

Një drejtues i opozitës që bën thirrje për përmbysje me dhunë, sigurisht që nuk përbën lajm. Lajm do të ishte nëse ai do të kishte vizionin e tij të qartë për të ardhur në pushtet dhe të qeveriste ndryshe.

Një sekretar i përgjithshëm i opozitës, që deri dje rrihej me huj me kolegët e tij të sotëm, që qëllon , apo që shitet si një nga “ të fortët” e lagjes , me zërin e gërvishtur, nuk përbën lajm. Po mësohemi edhe me të. Hakërrimet e tij, turbullimet që ka në vete dhe, nëse një ditë do të jetë pjesë e pushtetit, do të mësohemi edhe me dhunën policore të tij. Shembullin e ka dhënë. Nëse do të ishte ndryshe, kjo do të përbënte lajm.

Opozita ka vendosur të protestojë me 7 tetor. Është e drejta e saj. Të marshojë nëpër rrugët e kryeqytetit dhe gjithë vendit, të pezullojë lëvizjet e njerëzve dhe të mjeteve, të grumbullojë sa më shumë mbështetës, të kërkojë atë që i takon sipas Kushtetutës, por edhe të drejtës njerëzore; të denoncojë qeverinë për korrupsionin e saj – të gjitha janë në të drejtën e saj.

Por, deri aty ku shkelen të drejtat e qytetarëve të tjerë.

Njeriu që thërriste se “ kjo qeveri i ka dhënë zjarrin gjithë Shqipërisë”, ose e ka memorjen e shkurtër, ose i drejtohet njeriut në katin e tetë, ose ka ngatërruar forcën politike.

Një deputet i shqupit me kobure, si ndodhte dikur me Strazimirin, nuk përbënte lajm. Lajm do të ishte nëse ai do të ishte pa kobure!

Kjo është një sentencë e njohur e politikës në Shqipëri. Edhe nëse nuk do të kishte në brez një kobure të hekurt, ai do e kishte mes dhëmbëve.  Edhe nëse Gazmend Bardhi nuk do të kishte qëlluiar drejt kryetares së Kuvendit, si një rfrugaç i llastuar, që befas mendon se u bë i forti i lagjers, kjo nuk e mënjanon mendësinë e tij. E ka shfaqur thuaj se katër vite më parë, kur njerëz të armatosur, viktima të joshjes së tij, ndiqnin karvanin politik të tij dhe vrisnin një njeri. Mendësia se përmes disa ngjarjeve mediokre mund të ndezin një revolucion , dhe përmes shembulltyrës së një të dënuari do të ndezin shpresën, shpejt do të dëshmohet si e kunderta e asaj që dëshiron opozita.

Megjithëse e dinë, ata nuk ngurrojnë ta provojnë. Në fakt ata janë gabimisht në politikë. Ata, shumë prej gardës berishiane, duhej të ishin në një vend tjetër e jo në parlament, por, kur ky është fakti, nuk mund të mos e vëresh. Ata, më mirë se kudo tjetër, duhej të ishin në një vend tjetër, sepse dy herë banditë, si njerëz dhe si politikanë, janë ende të rrezikshëm.

Po mendoja se çfarë do të mund të kishte ndodhur në një shtet të civilizuar, nëse një deputet do të ishte mes turmës me pistoletë në prapanicë dhe ajo, për më tepër, të dukej haptas, si një kërcënim për cilindo që ka përballë. Po mendoja stuhinë që do të ngrihej dhe flakjen e tij përjetësisht nga politika, si një shembull banditësh, që duheshin treguar me gisht, “ ja, ai, banditi me pisqolle”.

Ka qenë e pritur që gjendja të radikalizohet. Jo thjeshtë për salianjin. Nëse do të ketë rastin të qëndrojë disa muaj në burgun e tij, me siguri shumë nga kolegët do e harrojnë. Deputetët janë bërë radkalë për vete, jo për idetë që duhet të ketë opozita, për dëshirën e ndryshimit të qeverisjes në dobi të së mirës. Shumë prej tyre janë në akth nëse do të jenë në listat e ardhshme të deputetëve. Ndaj duhet të dëshmojnë besnikëri dhe forcë, dhunë dhe përplasje.

Bardhi, ende i pasigurtë nëse primaret në qarkun e Fierit do e nxrrin në listën e deputetëve, pasi vështirë të harrohet 8 janari i vitit 2022, duhet të ketë  një dëshmi besnikërie ndaj shefit të tij, Berishës dhe të shfaqë një armiqësio të hapur ndaj ish shefit të tij,  Bashës. Të parit, si ndodh gjithnjë kur kërkon një derë të hapur, i dëshmoi se mësimin e dhënë nga ai që nga protestat e para opozitare, e kishte mësuar; të dytit, i dërgoi  mesazhin mallues dhe shembullin se si mund të luftohet në parlament, edhe me karrige.

Bardhi nuk është një njeri i politikës, i cili, edhe përmes sakrificës, kërkon një kauzë, qoftë edhe mjedisore. Ai është një bandit , i cili, përmes sprovës së forcës, kërkon rikthimin në pushtet, apo , më saktë, kërkon rikthimin në parajsën e humbur, të cilën e shijoi disa muaj si ministër i drejtësisë.

Në fakt, garda pretoriane e politikës shqupase, është më e madhe, më e fuqishme dhe më agtresive se sa vetë BARDHI, APO NJË GRUP RIOSHËSH PRANË TIJ. Të njohur jo nga mendja, por nga grushtet. . Ai është thjeshtë njëri nga ulriah hipët, që mendojnë të bëjnë heroin, por në fakt bëjnë të kundërtën, dhe si të tillë, më shumë se sa zemërim, ngjallin mëshirë.

E rrezikshme është ajo çfarë fshihet pas precedentëve Bardhi apo Salianji, ose më saktë, çfarë fshihet pas kërcënimit të shfaqur publikisht.

Banditët, megjithëse sapo u zbuan tri here rradhasi nga pushteti, duan rishtas pushtetin. Gjithëfarë rioshësh politikë nuk ndryshojnë fare nga ata që bënë 2 prillin në Shkodër, në mos janë edhe më të egërsuar; nuk ndryshojnë aspak nga ata që bënë 21 janarin, në mos janë më të çmeritur, por nuk kanë patur rastin ta shfaqin këtë lemeri; nuk janë më të zbutur se sa ata që bënë Gërdecin, dhe për pushtetin mund të bëjnë sërish një Gërdec të ri.

Prej kohe, sipas shembullit të radikalëve të Sheshelit, shqupasit kanë gardën e tyre, gjysmë politike e gjysmë banditeske. Ajo që ka dëshmuar Izet Haxhija për një kohë të shkuar , është ende sot e pranishme, por , megjithëse dihet se cili është “Izeti” i ri, nuk dihet vetëm koha kur do të flasë.

Policë të shkarkuar nga detyra, pasi kanë ngritur hotele e restorante, salla me lojra fati  të fshehura,e rrjete shpërndarje droge; gardistë që janë larguar nga puna dhe kanë sot vila në Gjirin e Lalzit, si ka edhe Ndue Prendi, shefi i dikurshëm i tyre, që mori me zor përsipër fajin e vrasjeve të 21 janarit; të liruar para kohe nga burgjet, përmes amnistive ose të lënë “ të pafajshëm” nga gjykatat militante janë pjesa e padukshme ,por e njohur e kësaj garde.

Tani, këto banditë kërkojnë hisen e madhe të pushtetit. Në mos përmes votës, përmes dhunës. Në mos përmes mendjes, përmes gjakut.

Dy herë, në momentet kur krimi mund të zbardhej, në pushtet ishte Berisha. Një vit pas 2 prillit në Shkodër , ai ishte presidenti i tmerrshëm, i shpërfytyruar, i kudondodhur, dorë e hekurt dhe tmerruese, por 2 prillin nuk e zbardhi dot. Që asaj dite është pyetur: kush ishte i interesuar për 2 prillin në Shkodër? Dhe që asaj nate është dhënë përgjigja që i qëndroi kohës: opozita dhe politika serbe. Askush nuk e ka ditur dhe nuk e di se ku janë ndarë e ku janë bashkuar ato, por që metodat, e në mos njerëzit, i kishin të përbashkët, kjo dihet. Asnjëherë Berisha nuk e ndriçoi të vërtetën për vrasjen e Azem Hajdarit, i cili, dorën në zemër, gjithçka mund të ishte, por Hero i Kombit, nuk mund të ishte kurrë. Në të dyja rastet gjakun e shpërbleu me poste për familjarët, më saktë e bleu gjakun që derdhi.

Përse opozita e sotme kërkon me ngut, gjithë prush, pushtetin?

Secila opozitë ka të drejtë të kërkojë pushtetin, të provojë ta marrë pushtetin, qoftë edhe të nesërmen e humbjes së tij. Është në logjikën e gjërave.

Por , kurrë, në asnjë vend, nuk mund të ketë një opozitë të tillë, e cila, pasi kishte krijuar herën e parë pragun e një lufte civile, përmes së cilës ikën nga jeta më shumë se 4 mijë vetë në një vit; herën e dytë do të krijojë një humnerë financiare, dhe , duke ikur, do të fërkonte duartz, duke predikuar si Kasandrat greke, se nuk e keni fundin e largët, do të bini në humnerë, do të rrokulliseni poshtë e më poshtë, a thua se ai që po kërkonin të humnerizohej, nuk ishte populli i tyre, por diçka jashtë orbitës njerëzore.

Opozitës i duhet rrëmuja, ndoshta edhe vrasjet, shkatërimi, konflikti, përplasja, për dy gjëra madhore: të shkatërrojnë reformën në drejtësi, sepse, si ajo , edhe shumica qeverisëse erdhën në kohën që të përgjigjen,  dhe, duke marrë pushtetin, do të mund të fshehin krimin që kanë bërë.

Sbardhi është i pasionuar në gjëmat e njohura. Mos u trembni prej tij, nuk është as trim, as burrë , por  i rrezikshëm, nëse ndjen shijen e pushtetit.

Veçse pushteti nuk gjendet në rrugë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit