Në Shkodër u arrestua një 19-vjeçar rumun, i cili i vodhi me dhunë portofolin dhe celularin një 18-vjeçari.
19-vjeçari me iniciale D.L., në bashkëpunim me një person tjetër të paidentifikuar, në bulevardin “Zogu i Parë”, i kanë vjedhur me dhunë 18-vjeçarit celularin dhe portofolin ku mbante 4000 lekë.
Gjatë kontrollit fizik 19-vjeparit iu gjetën celulari dhe portofoli i vjedhur, si dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.