Ditën e sotme Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës. Grupi i auditimit ka nisur punën pranë institucioneve si dhe në terren.
Pjesë e këtij auditimi pritet që të jenë institucionet e pushtetit lokal si dhe ato qendror.
Ky auditim që është ngritur me prioritet mbi situatën dhe në mënyrë emergjente do të zgjasë disa ditë.