Komiteti Teknik i Bashkisë Vlorë është mbledhur për të diskutuar situatën e përmbytjeve, duke përfshirë të gjitha institucionet dhe strukturat vendore. Kryebashkiaku Ermal Dredha e vlerësoi situatën si emergjente dhe theksoi se përgjegjësia për rikthimin në normalitet është e përbashkët.
“Detyra e të gjitha institucioneve është të menaxhojnë situatën. Është e nevojshme të mbajmë takime të tilla shpesh, pasi nevojitet ndërhyrje në infrastrukturë për të korrigjuar gabimet e bëra në 30 vite,” tha Dredha.
Në mbledhje morën pjesë përfaqësues të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Shërbimeve Publike, si dhe ish-drejtues të institucioneve të ndryshme që përbëjnë Komitetin Teknik për situata emergjente.