Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skëder Hita, këtë të mërkurë ka mbajtur disa takime me efektivët e Policisë Rrugore dhe më pas me Departamentin e Sigurisë Publike Tiranë, duke u kërkua vëmendje të veçantë me qëllim rritjen parametrave të sigurisë.
“Të mos ndalohen më automjetet në akset rrugore nacionale, pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësimatëse dhe dronët, pasi teknologjia është e ardhmja. Masat administrative të prodhuara nga këto mjete duhet të hidhen në sistem brenda ditës”, u shpreh Hita









