Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Media me anë të një deklarate bën thirrje që shqiptarët të dalin sot të protestojnë jo për opozitën por për veten, familjet e tyre.
Mediu shprehet se fjala e lirë është mbytur nga frika e humbjes së vendit të punës, nga presioni i pushtetit dhe kontrolli i mediave.
Sipas tij asnjë e drejtë dhe liri themelore, liri ekonomike dhe politike e qytetarëve dhe opozitës, nuk respektohet, nëse nuk i shërben Ramës dhe qeverisë.
Mediu vijon të thotë që “Çdo shqiptar sot duhet të kuptojë se nuk është duke soditur fatin e opozitës, por fatin e tij dhe familjes së tij. Ky pushtet po hyn në çdo shtëpi, duke detyruar shqiptarët të braktisin vendin, ose ulin kokën, nën lëmoshën e varfërisë dhe mëshirën e qeverisë.”