Vijon protesta e opozitës në bulevard. Policia i ka bllokuar për të shkuar drejt Ministrisë së Brendshme. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka kishte një paralajmërim për drejtorin e policisë së shtetit, Skënder Hita.
“Marshimi është i ligjshëm. Në paligjshmëri janë urdhërdhënësit e këtyre, këta policët janë viktima të bandës së pushtetit. U bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët.
Këta janë të vjedhur nga Mirlinda dhe Belinda. U bëj thirrje policisë të hapin rrugën të mos i shërbejnë Skënder Ballukut por ti shërbejnë ligjit. Marshimi është i pandalshëm.
Drejtor Skënder Bistri apo Balluku, ne do ia nxjerrim edhe vilat dhe gjërat që ka nga Farka, por avash avash. Ai është kamikazi politik i regjimit. Ta harrojë se do të ndalojë opozitën” tha ai.
Kryetari i grupit, Gazment Bardhi shpërtheu në akuza drejt policëve. “Nga kush i merrni urdhrat ju? A ishte protesta paqësore? Pse e bllokoi rrugën? Pse provokoni?
A keni ligj ju apo zbatoni urdhrat e paligjshëm? Shkoni arrestoni Belinda Ballukun, Edi Ramën dhe ata që kanë vjedhur shqiptarët” tha ai.
LIVE-Policia u bën pritë, qytetarët hedhin molotov! Tensionohet protesta









