-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Viti i ri akademik/ Meta: Qeveria ka goditur arsimin universitar duke tkurrur auditoret

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi ka uruar studentët për vitin e ri akademik, veçanërisht për ata që ulen për herë të parë në auditore.

Meta shprehet se “Universitetet duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithanshëm, por vit pas viti Qeveria e ka goditur fort arsimin universitar duke tkurrur auditoret me axhendën e qëllimshme të shpopullimit, duke dëmtuar rëndë kërkimin shkencor me mosbuxhetimin e duhur dhe duke braktisur profesorët, që ende nuk kanë paga dinjitoze”.

Ai thotë që viti i ri akademik ka filluar me protesta sepse është koha që zëri i studentëve dhe pedagogëve të dëgjohet fort.

Meta thekson se arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare dhe Partia e Lirisë e ka prioritet kryesor për të ndaluar fenomenin e shpopullimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit