Presidenti Bajram Begaj me anë të një postimi në rrjetin X ka treguar se është takuar me Vjosa Osmanin në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit.
Begaj thotë se mbështetja e Kosovës është misioni dhe detyra e tij.
“Do të vijoj të loboj fort për njohjet e reja të Kosovës, për Kosovën pjesë të organizatave ndërkombëtare.Bashkëpunimi ynë ekonomik do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit”, shkruan ai.