-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ju kërkuat të digjnit të gjallë protestuesit, ua kaloni edhe talebanëve

Kryesoret

Në tubimin e tij të 281-të, Sali Berisha deklaroi se beteja e djeshme shënoi fillimin e rikthimit të votës së lirë në Shqipëri.

Ai e kritikoi ashpër qeverinë për dhunën ndaj protestuesve dhe e përshkroi atë si një regjim që ua kalon edhe talebanëve. Berisha ftoi shqiptarët të ngrihen në këmbë, duke e quajtur këtë lëvizje një akt të guximit dhe qëndresës kundër tiranisë.

FJALA E BERISHËS:

Beteja e djeshme dëshmoi zgjimin e luanit.
Beteja e djeshme dëshmoi se ishte fillimi i madh i misionit tonë të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri.
Prania masive e të rinjve në këtë betejë ishte oguri i madh, i bardhë se dhimbjet nuk do zgjasin shumë.

Ju kriminelë që helmuat një lagje të tërë edhe para se demonstruesit të mbërrinin para parlamentit me gaze toksike.
Ju që helmuat fëmijë që ktheheshin nga shkolla.
Ju që derdhët plumba shotgani mbi qytetarët që ktheheshin në rrugë.
Ju narkobanditë me këto akte, treguat fytyrën e urryer të Edi Ramës.
Kurse ju luftëtarë të vërtetë të lirisë, ishit dje ndërgjegjja e juaj dhe e kombit tuaj.
Ishit zëri i atyre që heshtin.

Ishit ndërgjegjja e çdo qytetari evropian që reagon me guxim ndaj çdo forme tiranie.
Ju që kërkuat të digjnit të gjallë protestues për bindjet e tyre politike, ju ua kaloni edhe talebanëve.
Jeni vëllezër me talebanët.
Ndaj dhe u them sot se ky ishte vetëm fillimi.

Thirrja ime edhe njëherë, shqiptarë në këmbë.
Nuk ka forcë në botë që të na ndalojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit