Propaganda që bën edi rama është toksike, mosinformuese. Lideri i opozitës Sali Berisha në deklaratën për mediat u shpreh se mosbindja civile nuk ka plan B, por aksioni i tyre do të vazhdojë.
“Mosbindja civile nuk ka plan B, por ka mosbindje civile në 77 forma të saj. Një punë më intensive do bëhet me miqtë tanë për të shpjeguar të vërtetat e mëdha të narkodiktaturës në Shqipëri. Kam bindjen se në një shkallë ata janë të dezinformuar, por ka prej tyre të dezinformuar. Qeveria i mashtron nga mëngjesi deri në darkë me variante false”, tha Berisha.
Ai tha se është e rëndë që të heshtësh përballë burgosjes së Ervin Salianjit.