Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës për mallrat e gatshme nga Serbia.
Ambasadori Jeffrey Hovenier e quajti këtë një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian për Kosovën. Ai theksoi vlerën e tregtisë së lirë në rajon dhe shprehu mirënjohje për përpjekjet ndërkombëtare.
Vendimi është bërë i njohur nga Kryeministri Albin Kurti, i cili theksoi se masa do të aplikohet vetëm për pikën kufitare në Merdar.
“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar Hovenier.