Para pak ditësh në spitalin e Vlorës ka humbur jetën një foshnje 5-ditëshe nga pakujdesia e mjekes. Babai i foshnjës Neritan Halilaj tregon se nuk e di arsyen që djali i tij ka ndryshuar jetë.
Ai tregon që kishte katër ditë që po qëndronin në spital dhe po prsinin letrën e fletëdaljes.
“Do ta çoj këtë çështje deri në fund, pse më humbi fëmija jetën. Kemi fletëdaljen e dhënë nga mjekia. Qëndroi 5 ditë sepse i dolën disa puçrra të kuqe, si çdo fëmijë, më thanë “do të marrë kurim dhe do të dalë”. S’besoj se ky është problemi, do ketë gabim tek ilaçet. Mjekia ka kaq vite në punë, e di se çfarë ilaçi i ka dhënë djalit. u shpreh ai.
Më pas ai shprehet që nëse nuk do ta zgjidhë drejtësia do ta zgjidhë vetë këtë çështje.