-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I gjetën 36 kg kokainë dhe 70 mijë euro në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Kryesoret

Një shqiptar u arrestua nga policia italiane në Bolonja, pasi u kap me 36 kilogram kokaine në shtëpi. Oficerët e policisë e vunë re 26-vjeçarin që nuk ishte në gjendje të mirë dhe dyshohej se kishte konsumuar ndonjë substancë sepse po thoshte gjëra të pakuptimta.
Shqiptari i drejtoi policët në shtëpinë e tij, që ishte një apartament që ndodhej në atë rrugë.

Në shtëpi policët gjetën një çantë të fshehur mbi një dollap me rreth 70 mijë euro në kartëmonedha, si dhe 36 kilogram kokainë. Gjithashtu kanë ndërhyrë edhe punonjësit e shëndetësisë të cilët e kanë dërguar shqiptarin në spital me urgjencë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mijëra euro cash dhe lënda narkotike. Pasi doli nga spitali shqiptari u arrestua me akuzën e posedimit për qëllime të trafikut të lëndëve narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit