Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë Elton Kacidhja ka deklaruar në Prokurorinë e Posaçme për dosjen 5D, që po hetohet nga prokurori Klodian Braho.
Kaçidhja në një prononcim për mediat tha se ka deklaruar për tre orë dhe është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.
Ai është denoncuar disa herë nga Partia Demokratike, duke kërkuar që të arrestohet, pasi sipas tyre i ka dhënë tenderein e matësve të ujit Klodian Zotos.