Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Tiranën nesër për inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Në këtë kuadër, policia ka njoftuar bllokimin e disa segmenteve rrugore për të garantuar sigurinë. Aksi Kashar – Rinas do të jetë i bllokuar nga ora 10:00 deri në 11:30 dhe pasdite nga ora 17:00 deri në 18:00.
Bllokime të tjera do të ndodhin në rrugë si: Qafa e Kasharit, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, dhe rrugët “Ismail Qemali” e “Ibrahim Rugova”.
Shoferët inkurajohen të përdorin autostradën e re Kashar – Rinas për të evituar pengesat.