Nesër kaos në Kuvend. Këtë paralajmëroi kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi duke njoftuar vendimin e deputetëve pas mbledhjes. Tha se do të shkojnë të gjithë në seancë pavarësisht se 24 prej tyre janë përjashtuar
“Nesër do të jemi të gjithë në seancë plenare. Rama mund të na vendosë përpara ushtrinë policinë, por një kuvend në një vend anëtar të NATO-s që pengon deputetët e opozitës që të hyjnë në vendin e punës, shfaq në sytë e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar tiparet e shtetit që po ndërton Rama.
Herën e kaluar as deputetët e përjashtuar nuk u lejuan që të futen në seancë. Na ka shpallur luftë Rama dhe ne do i përgjigjemi në mënyrë proporcionale. Ne nuk kemi shpallur asnjë bojkot” tha ai.