-sidi education-spot_img
23.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan nga Tirana dënon sulmet izraelite: Qeveria e Netanyahu-t nuk kërkon paqe

Kryesoret

Gjatë inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan kritikoi ashpër sulmet izraelite ndaj Gazës, duke deklaruar se janë vrarë e plagosur mijëra njerëz.

Ai theksoi se qeveria izraelite nuk ka ndërmend të ndalojë luftën, siç tregon sulmi i fundit ndaj Libanit. Erdogan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për përgjegjësi dhe unitet në mbështetje të palestinezëve.

“Të dashura motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë, ka kaluar një vit nga fillimi i gjenocidit të filluar nga Izraeli në Gaza, dhe territoret palestineze. Janë 50 mijë vëllezër që janë vrarë në sulmet e izraelit, 100 mijë janë plagosur. Janë bombarduar xhamia, shkolla, vendet e pazarit dhe punës së tyre. Qeveria izraelite vazhdon sulmet barbare ndaj fëmijëve, grave, minorenëve. Izraeli e ka çuar politikën e tij sulmuese dhe barbare në drejtim të Libanit.

Është një detyrim i moralit, ndërgjegjes tonë njerëzore, për të gjithë ata që ndjejnë dhe qëndrojnë kundër terrorizmit shtetëror në Palestinë. Qeveria e Izraelit ja treguar se nuk ka ndërmend të vendosë paqe në rajon dhe këtë e tregoi me sulmin e fundit ndaj Libanit.

Të dashur vëllezër dhe motra shqiptare dhe njëherë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, ndaj myslimanëve duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje dhe nga ana tjetër duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët. I lutem Allahut që të gjitha lutjet në këtë xhami të dëgjohen”, tha Erdogan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit