Sot është inauguruar Xhamia e Madhe e Tiranës, e njohur si Xhamia e Namazgjasë, e cila ka kapacitet për të pritur deri në 10 mijë besimtarë.
Kryeministri Edi Rama e përshkroi këtë ngjarje si një trashëgimi të një populli të tërë, duke theksuar rëndësinë e saj për komunitetin mysliman.
Ceremonia u zhvillua në prani të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili e konsideroi xhaminë një dhuratë nga Turqia.
“Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, presidenti Erdogan. Shumë e nderuar zonja Erdogan. Fort të nderuar klerikë dhe fort të respektuar besimtarë. Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli, ka qenë i shumëpritur nga komuniteti mysliman, i vonuar për shumë arsye.
Kjo faltore që frymon nga një besim universal, është tashmë trashëgimia e një populli të tërë”, tha Rama.









