Gjatë inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij tempulli si një simbol të vëllazërisë shqiptare dhe lidhjeve me besimin.
Ai njoftoi se Kryemyftiu Bilal Teqja do të jetë kujdestari i xhamisë, duke e cilësuar atë si një vend të shenjtë që përmbush skicën e katër faltoreve në Tiranë. Rama shprehu mirënjohje për presidentin Erdogan dhe theksoi se kjo xhami do të shërbejë për besimtarët shqiptarë, duke përçuar mesazhe të paqes dhe harmoni ndërfetare.
Rama: Sot pas plotë 10 vitesh kjo xhami e madhe hun në sofrën vëllazërisë shqiptare si një ilustrim i shumëçkaje e lidhur me besimin, dhe të një ajeti të 6 suresh të Kuranit, n ai dhuroi në gjuhen tonë në hafiz i madh, Haxhi Hafiz Ibrahim Dalliu, autori i ajkës së kuptimit të Kuran kerimit. Kurani është udhëheqës edhe për ata që besojnë edhe në atë që të është zbutur ty o Muhamed dhe atyre që kanë ardhur para teje, ata edhe ajërtin e besojnë padyshim. Dijetari ynë shpjegon se xhibrili i konsideron librat fjalë të zotit që janë pa zë pa gërma, pa zbret prej qelli jua sjell pejgamberëve.
Edhe kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të katër faltoreve të Tiranës, duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri. Flamur që lind Shën Konstandinin, pajon islamin e krishterimin, shpall midis feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin. Si çdo faltore tjetër e këtij vendi, kjo xhami e madhe është tani një vend i shenjtë. Qoftë më jetë kjo faltore një shëmbëlltyrë e Qabes një shtëpi e shpërblimit dhe e kthimit. Le të hyjmë këtu me këmbën të mbarë. Faleminderit president, je gjithnjë i mirëseardhur në Shqipëri, në shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta. Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë, dhe na ndihmoftë në rrugën tonë.









