-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli: Hoqëm qafe një anëtar kyç të Hezbollahut

Kryesoret

Ushtria izraelite ka thënë më 10 tetor se e ka eliminuar një tjetër anëtar të rëndësishëm të Hezbollahut, teksa vazhdon të sulmojë këtë grup të mbështetur nga Irani.

Adham Jahout, anëtar i “Rrjetit Terrorist të Golanit” në kuadër të Hezbollahut, është vrarë nga një sulm ajror në zonën e Kuneitras në Siri, ka thënë ushtria izraelite.

Jahout ka qenë duke mbledhur inteligjencë nga burime brenda regjimit sirian, dhe ka lehtësuar operacione kundër Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit, ka thënë mes tjerash ushtria.

Izraeli i ka aneksuar Rrafshnaltën e Golanit pasi ka luftuar kundër Sirisë në luftën e vitit 1967.

Ky aneksim nuk është njohur nga shumica e shteteve.

Ndaras, ushtria izraelite ka thënë më 10 tetor se i ka eliminuar edhe dy komandantë të Hezbollahut në jug të Libanit, dhe që aeroplanët e tij kanë sulmuar depo të municionit në zonën e Bejrutit dhe në jug të Libanit.

Identitetet e dy komandantëve nuk janë bërë të ditura.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Sulmet e reja janë kryer teksa Shtetet e Bashkuara, aleatet kryesore të Izraelit, kanë paralajmëruar kundër bombardimeve në Liban, të ngjashme me ato që kanë shkatërruar Gazën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit