Arrestohen dy persona në Elbasan. Një 59-vjeçar në gjendje të dehur ka tentuar që të vrasë me thikë një 26-vjeçar.
I riu është dërguar në spital ku mjeku i rojes në spitalin nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit.
Për këtë arsye përveç autorit të krimit është arrestuar edhe mjeku.