Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar disa pamje nga rruga Korçë-Ersekë.
Rama shprehet ky aks i ri lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun.
“U vunë shumë kuje e hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma! Qesh mirë kush qesh i fundit”, shkruan Rama.