19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperatura si në verë, ja si parashikohet moti për javën që vjen

Kryesoret

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak javën që vjen pritet një mot i ngrohtë me temperatura që pritet të shkojnë deri në 31 gradë.

Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës qendrore.

Moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezentë përgjatë ditës së Enjte dhe atë të Premte.

Gjithashtu vlen për tu theksuar se për shkak të masave ajrore jugore edhe temperaturat në orët e mesditës pritet të arrijnë vlera 29 deri në 31 gradë celsius; vlera këto disi më të larta se sa vlerat e zakonshme për muajin e Tetor.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit